Princesha Beatrice dhe burri i saj Edoardo Mapelli Mozzi kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Mbesa e mbretëreshës lindi të shtunën. Vajza do të jetë e 11-ta në radhë për fronin. Lajmin e konfirmoi Pallati Buckingham në një deklaratë.
“Familja do të donte të falënderonte të gjithë stafin në spital për kujdesin e tyre të mrekullueshëm. Lartësia e saj Mbretërore dhe fëmija i saj janë mirë dhe çifti mezi presin ta prezantojnë vajzën e tyre me vëllain e saj të madh Christopher Woolf.”