Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, bëri që ‘të thyhen’ zemrat e shumë vajzave me një status të papritur në Instastory në ditën e Shën Valentinit. Në këtë status, ai shkroi: “Gëzuar Shën Valentin, zemër.”
Edhe pse nuk ka ndarë asnjë foto ose detaj të veçantë, ky status u bë shkak për të ngritur spekulime nëse Butrinti është në një lidhje të re romantike. Deri më tani, artisti nuk ka bërë publike asnjë marrëdhënie dhe nuk dihet nëse është në një lidhje.
Një pjesë e fansave besojnë se ky status tregon fillimin e një romance të re për Butrintin, ndërsa disa të tjerë e shohin si një provokim për të ngacmuar kuriozitetin e tyre dhe për të marrë vëmendje në rrjetet sociale.