Njerëz të bllokuar në metro dhe makina që notojnë mbi ujë, pamje nga përmbytjet në Kinë

0

Moti i keq, i cili pas Europës Perëndimore përfshiu edhe kontinentin aziatik ka shkaktuar dhjetëra të vdekur.

Rrugët dhe stacionet e metrove janë zhytur në të gjithë provincën Henan të Kinës duke detyruar qytetin të mbyllet.

Tempulli Shaolin, i njohur për mësimin e arteve marciale të murgjve budistë, u dëmtua rëndë nga përmbytjet. Më shumë se 10 mijë banorë të provincës Henan janë zhvendosur në strehimore.

Kina përjeton përmbytje të rregullta gjatë muajve të verës, por rritja e qyteteve dhe shndërrimi i tokës bujqësore në periferi rrit kostot pas ngjarjeve të tilla.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu