
Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos i ka tërhequr veshin BE-së ditën e sotme për moscaktimin e një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Duke folur nga mbledhja e Komisionit Europian, Isabel Santos theksoi se njerëzit duan rezultate dhe nuk duan të dëgjojnë më shtyrjet që i është bërë herë pas here datës së konferencës së parë, prandaj dhe i kërkoi një datë të saktë kur do të mbahet.
Më tej, raportuesja deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë punuar për Konferencën e Parë Ndërqeveritare dhe nuk po jepet një vendim pozitiv për ta.
“Ne po diskutojmë këtë paketë pa pasur dokumentat. BE dueht të mbajë fjalën për negociatat e Shqipërisë dhe M. Veriut. Ata kanë punuar dhe nuk po jepet rezultati i pritur për ta. Doja të dëgjoja prej jush një datë për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe M. Veriut. Vazhdoni thoni muajin tjetër, muajin tjetër, dhe akoma nuk kemi parë gjë. Njerëzit kërkojnë rezultate dhe duhet t’i japim këto rezultate“, tha Santos.