“Njerëzit shkojnë e vijnë në Shtëpinë e Bardhë”, këshilltari ekonomik i Trump për largimin e Musk: Ishte një punonjës me datë skadimi!

0

Këshilltari tregtar i Donald Trump, Peter Navarro, u përpoq ta minimizonte grindjen midis tij dhe Elon Musk, duke u thënë se pronari i Teslës ishte thjesht “një punonjës i posaçëm qeveritar me një datë skadimi”

“Njerëzit vijnë e shkojnë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Navarro  ndërsa theksoi gjithashtu se kritikat e Musk ndaj projektligjit të Trump, i cili është cituar si një pikë fërkimi mes tyre, mbi politikën e brendshme janë të pabaza dhe nuk ka arsye për shqetësim.

Musk, të cilit iu dha një titull i posaçëm qeveritar për të drejtuar Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE , u largua zyrtarisht nga administrata javën e kaluar.

Këshilltari ekonomik i Trump kritikoi gjithashtu kundërshtimin e gjatë të Musk ndaj tarifave, një element qendror i politikës tregtare të presidentit amerikan. “Elon Musk nuk i pëlqen tarifat” tha ai, duke shtuar se manjati i teknologjisë “e ka bërë të qartë këtë” që nga mandati i parë i Trump.