Dy shqiptarë të moshave 20 dhe 28 vjeç kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë tentuar të vjedhin një apartament, në Boero.
Ishte një vajzë, e cila denoncoi faktin se kishte parë dy shqiptarët që njëri bënte roje në rrugë dhe tjetri ishte ngjitur nga përmes një tubi uji dhe kishte zbritur në ballkonin e një apartamenti, raportojne mediat fqinje.
Kur shqiptarët e panë se u diktuan nga vajza e re, ia mbathën, por përshkrimi i saktë i saj i lejoi oficerët të gjurmonin dy të arratisurit.
Pas arrestimit nga policia, shqiptarët që ishin të parregullt me dokumente në shtetin fqinj u shoqëruan në komisariatin e policisë dhe pritet që Gjykata të japë vendimin.