Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk: Jam i pastrehë, jetoj te shokët

0

Elon Musk thotë se nuk ka shtëpi të tijën dhe se fle te krevatet boshe te shtëpitë e miqve të tij, ndonëse është njeriu më i pasur në botë.

Në një intervistë për “TED”, Musk tha se nuk ka shtëpi dhe gjatë kohës që punon në San Francisco, pranë selisë qendrore të Tesla-s, qëndron te miqtë e tij në “Bay Area”.

“Unë nuk kam as një shtëpi për momentin, po qëndroj në shtëpitë e miqve,” tha 50-vjeçari, i cili zakonisht jeton në Teksas. “Nëse udhëtoj në Bay Area, ku është pjesa më e madhe e inxhinierisë së Teslës, në thelb qëndroj sa në një shtëpi te tjetra, te miqtë e mi”.

Themeluesi i kompanive multimilionëshe, Tesla dhe SpaceX tha se nuk ka në pronësi të tij as jaht dhe se nuk bën pushime.

“Nuk kam jaht dhe nuk bëj pushime. Shpenzimet e mija janë të vogla, me përjashtim të një aeroplani. Por nëse nuk e përdor aeroplanin, do të më mbetej më pak kohë për të punuar”, tha ai.

Sipas Bloomberg, Musk ka një pasuri prej 251 miliardë dollarësh dhe është njeriu më i pasur në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu