Njihuni me pemën e veçantë që këndon në Angli

0

– E vendosur në Croën Point, lart mbi qytetin Lancashire Anglinë veriore është “Pema që këndon”.

Sipas Contray life, kjo skulpturë muzikore është bërë nga tuba çeliku që krijojnë formën e një peme që përkulet nga era. Dhe është era që fishkëllen nëpër këto tuba që i japin skulpturës elementin e saj kumbues.

“Singing Ringing Tree” u krijua nga arkitektët Mike Tonkin dhe Anna Liu nga Tonkin Liu, dhe në vitin 2007 fitoi Çmimin Kombëtar për përsosmërinë arkitekturore nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA).

Kjo skulpturë e pazakontë është një nga katër Panoptikanët e shpërndarë nëpër Peninet e Lancashire. Këto monumente moderne mund të gjenden në pikat e shikimit rreth qarkut dhe janë të lira për t’u vizituar.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu