Njoftim i policisë për plagosjen e 22-vjeçarit

0

 

Një tjetër plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Mikel Fusha. Ai është plagosur në këmbë.
Autori që e ka qëlluar Elvis Lekëndreu.

Shkodër/informacion paraprak

Më datë 21.03.2021, rreth orës 19:30, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. F, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi E. L, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu