Njoftohet live për arrestimin e Thoma Gëllçit, ja si reagon Kryeministri Rama

0

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Rama tha se nuk kishte dijeni mbi aksionin e SPAK që dërgoi në arrestimin e Gëllçit, ndërsa shtoi se tani sapo e ka marrë vesh këtë lajm.

“Nuk e dija. Tani po e marr vesh”, tha Rama.

Kujtojmë se Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për korrupsion me një tender, që kap vlerën e 86 mln lekëve pa TVSH.

 

Tenderi është zhvilluar në vitin 2019, dhe kishte të bënte me blerjen e pajisjeve për TVSH Agro, ku dyshohet se zyrtarët kanë shkelur procedurën.

 

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar në këtë procedurë dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu