Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka anuluar dasmën e saj pasi njoftoi kufizime të reja për Covid-in. I gjithë vendi është vendosur nën nivelin më të lartë të kufizimeve për Covid pas një shpërthimi të variantit Omicron.
Kufizimet përfshijnë grumbullimin e jo më shumë se 100 personave të vaksinuar nëpër grumbullime apo evente të ndryshme, vendosjen e maskave në dyqane dhe në transportin publik. Zelanda e Re ka regjistruar 15,104 raste Covid dhe 52 vdekje nga varianti i ri i Omicron.
Sipas BBC Ardern u konfirmoi gazetarëve të dielën se dasma e saj me drejtuesin e televizionit Clarke Gayford nuk do të bëhej.
“Unë nuk jam ndryshe nga, guxoj ta them, mijëra të tjerë të Zelandës së Re që kanë pasur ndikime shumë më shkatërruese të ndjera nga pandemia, gjëja më e rëndë e të cilave është paaftësia për të qenë me një të dashur ndonjëherë kur ata janë të sëmurë rëndë.” Tha Andern, sipas të cilës kufizimet e reja hyjnë në fuqi në mesnatën e së dielës me orën lokale (11:00 GMT).