Njohja e rajoneve separatiste si të pavarura, ambasada ruse: Lavrov u dërgoi mesazh urimi

0

Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar në lidhje me njohjen e pavarësisë së dy rajoneve separatiste në Ukrainë nga ana e Rusisë. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov u ka dërguar telegrame urimi dy ministrive të republikave të Doneckut dhe të Luganskut.

Postimi i Plotë:

Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Doneckut, si dhe midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Luganskut, u zyrtarizua marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Doneckut, si dhe midis Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Luganskut në nivel ambasadash. Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov iu dërgoi telegramet e urimit Ministres të Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Doneckut N.Nikonorova dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Luganskut V.Deinego për njohjen e këtyre shteteve dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu