Noizy: Dua të shkoj në Eurovision, më çoni dhe premtoj që do kem impakt, do shkojmë shumë lart

0

TIRANË- Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy ka kërkuar që t’i jepet mundësia të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. I ftuar në ‘ABC”, Noizy premtoi se do të bënte maksimumin për ta renditur sa më mirë vendin dhe për të dhënë një performancë të kompletuar në skenën evropiane.

Reperi u bëri thirrje organizatorëve të festivalit në RTSH dhe tha se duhet ta marrin parasysh kërkesën e tij sepse garanton impakt dhe arritje.

“Do të kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin. Kam shumë fansa të fuqishëm që do të më mbështesnin dhe nuk do e lija Shqipërinë në baltë. Nuk do t’i zhgënjeja shqiptarët. Nuk e di si funksionon për të hyrë. Nëse dikush e sheh këtë video, producentët që merrem me atë punë ta shohin me interesim këtë gjë sepse do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart. Nuk më intereson që të fitoj, por të jem atje dhe garantoj se fakti që do të jem atje do të bëhet diçka e madhe,”- tha Noizy.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu