Humbja e rëndë 4-0 e Real Madridit në ‘El Clasico’ kundër Barcelonës, duket e ka bindur presidentin Florentino Perez, që të përshpejtonte përpjekjet për të lidhur kontratë edhe me Haaland.
Siç raporton ‘Cadena SER’, në fakt, numri një i ‘los blancos’ e ka kuptuar se klubi kryeqytetas nuk mund të vazhdojë me vetëm Karim Benzema në sulm.
Kur francezi nuk është në fushë, si kundër Barçës, skuadra ka telashe. Kësaj, duhet t’i shtohet edhe fakti se sulmuesi i Realit tashmë është 34 vjeç dhe nuk do të mund të vazhdojë të garantojë një rendiment përherë të lartë.
Për këtë arsye Florentino Perez është gati të hyjë në garë edhe për bombarduesin norvegjez të Borussia Dortmundit, i joshur nga Manchester City i Pep Guardiolës. Ëndrra e presidentit të Real Madridit është të bëjë një goditje të dyfishtë ulëritëse, me Haaland dhe Mbappé në transferimet e verës.