Non-Grata/ “Më mbështesin me qindra njerëz që s’më kanë votuar ndonjëherë”, Sali Berisha tepër i prerë

0

Berisha: Mbështetja për qëndrimin që mbaj është shumë e gjërë. Më mbështesin me qindra njerëz jo demokratë, por nga ata që nuk e kanë votuar kurrë Sali Berishën. Ata nuk mund të pranojnë që një njeri të fajësohet pa asnjë fakt. Ky njeri ka përfaqësuar më shumë se ccdo njeri tjetër me vota shqiptarët dhe Shqipërinë. Mbrojtja që i bëj dinjitetit është në favor të ccdo qytetari.

Pyetje: Ju e hodhët në gjyq Blinken. A nuk është më mirë të prisnit vendimin?

Berisha: Përkundrazi. PD është liri e të drejtave njerzore dhe lirive. Partia e Punës së Shqipërisë shtypte të drejtat njerëzore.

Pyetje: A e lidhni betejën personale me PD-në?

Berisha: E lidh. Nuk është beteje personale. Është absolutisht beteje për egzistencën e PD-së për parimet për të cilat është ndërtuar. Unë bëj betejë për PD-në. PD ska pse bën betejë për mua. Nuk kam asgjë me ata që nuk janë shprehur. PD nuk duhet të angazhohet me këtë fushatë. Asgjë nuk më ndryshon mendimin. Mendimi im nuk ka lidhje me asgjë tjetër që unë nuk përdor imunitetin për t’u fshehur por mbroj parlamentin. E mbroj dinjitetin për ccdo shqiptar i cili kërkon që në ccdo moment kur mund të abuzohet pa asnjë fakt. Përndryshe ai shndërrohet në një njeri jo të lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu