Edhe pse fizikisht e ka të ndaluar, pasi është shpallur ‘Non Grata’ ish-kryeministri Sali Berisha ka “kaluar” oqeanin virtualisht ditën e djeshme.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha ka ndarë një foto të dërguar nga një mbështetës i tij që jeton në SHBA i cili ka ndjekur takimin e tij dje në Fier, nga Manhatan në Nju Jork.
“Ne Manhatan, Nju Jork duke ndjekur Foltoren e Fierit! Sb”, shkruan Berisha krahas fotos.