Novak: Çmimet e naftës do të arrijnë 300 dollarë për fuçi nëse ndalohen importet

0

Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak paralajmëroi të hënën se një ndalim i importit të naftës ruse do të kishte pasoja “katastrofike”, pasi aleatët perëndimorë po konsiderojnë sanksione të mëtejshme ndaj Moskës për shkak të Ukrainës.

“Ndalimi i naftës ruse do të çojë në pasoja katastrofike për tregun global. Rritja e çmimeve do të jetë e paparashikueshme më shumë se 300 dollarë për fuçi, nëse jo më shumë,” tha Novak.

NDTV shkruan se sipas Novak do të jetë e pamundur zëvendësimi i shpejtë i naftës ruse në tregun evropian.

“Do të zgjasë më shumë se një vit dhe do të jetë shumë më e shtrenjtë për konsumatorët evropianëPolitikanët evropianë duhet të paralajmërojnë sinqerisht qytetarët e tyre, konsumatorët se çfarë i pret ata dhe se çmimet në pikat e karburantit, për energjinë elektrike, për ngrohjen do të rriten në qiell”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu