Unë nuk besoj në fat, por ai ishte dashuri me shikim të parë”

0

Profesoresha shumë e dashur per të gjithë Luljeta Bozo, u bë e pranishme në jetën e të gjithëve në tërmetin e vitit 2019, ku këshillat dhe mendimet e saj u bënë me shumë vlerë për publikun.

Ajo gjithashtu është profesoreshë në fakultetin e inxhinierisë por jo vetëm kaq. Zonja Luljeta Boza ka shkruar dhe një libër për historinë e dashurisë me bashkëshortin Tedi Bozo, i cili është ndarë nga jeta 3 vite më parë.

E ftuar në emisionin “Rudina” ajo është shprehur:

“Ka qenë një njohje komplet e rastësishme dhe në vitin 1963 në Mars në një darkë familjare tek miqtë tanë, atje e kam parë për herë të parë Todin dhe pastaj ishte një shkëndijë e brendshme, nuk mund ta shpjegoj sesi është që lindi që në atë moment dhe pastaj u rrit, u rrit, u forcua derisa ne pas 6 muajsh që ishim njohur u martuam dhe vazhduam gjithë jetën tonë të duhemi, të kujdesemi, të japim dhe të marrim për njëri-tjetrin.

Unë në përgjithësi nuk besoj në fat se them që fatin e bën vetë njeri me punën e tij, por në punën e martesës besoj shumë në fat dhe ndoshta ka qenë fati, nuk di ç’të them. Ka qenë një njohje e rastësishme dhe pas kësaj njohje filloi dashuria e cila u forcua dhe nuk rreshti kurrë së dhëni atë energjinë dhe lëngun magjik që e mban të gjallë një lidhje kaq të gjatë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu