‘Nuk dëgjova ulërima”/ Travis Scott flet për herë të parë pas tragjedisë në koncert

0

Reperi Travis Scott ka folur për here të parë pas tragjedisë në koncertin ‘Astroworld’, ku humbën jetën 10 persona dhe qindra të tjerë ngelën të plagosur. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë intervistë së tij reperi ishte serioz dhe i mërzitur. Gjatë intervistës së tij Scott tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë gjëje të gabuar derisa u thirr një konferencë shtypi pas setit të tij. Ai u shpreh se nuk kishte dëgjuar ulërima të fansave dhe profesionistët duhet të mbajnë përgjegjësi për mungesën e organizimit dhe të stafit.

“Njerëzit humbasin mendjen, gjëra ndodhin në koncerte, por diçka e tillë?!” -tha ai, duke iu dridhur zëri.

Deri tani ndaj reperit Travis Scott janë grumbulluar mbi 2800 padi të bazuara mbi neglizhencën ndaj sigurisë. Reperi e diskutoi këtë disa herë gjatë intervistës duke theksuar se është i vendosur për të zbardhur çfarë ndodhi në festival.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu