Tragjedia vjen 18 vjet pasi Charlene Downes, 14 vjeç, u zhduk pa lënë gjurmë nga resorti bregdetar, duke shkaktuar një nga hetimet më të mëdha të policisë në historinë e SHBA.
Sipas Daily mail, vëllai i Charlene, e cila thuhet se ishte prerë e shërbyer si mish qebapi, është gjetur i vdekur në një pellg gjaku vetëm disa ditë para Krishtlindjeve. Trupi i Robert Downes, 30 vjeç, u zbulua në shtëpinë e familjes në Blackpool, Lancashire, më 4 dhjetor, vetëm pak orë pasi u ankua se nuk ndihej mirë.
Nëna e Robertit dhe Charlene, Karen, 56 vjeç, tha se nuk do të festojë ditën e Krishtlindjes pas tragjedisë së fundit, duke shtuar se ajo nuk do të jetë më e njëjta.
Për rastin e Charlene policia beson se u vra nga burra që kishin abuzuar seksualisht me të, por trupi i saj nuk u gjet kurrë. Dy punëtorë vendas në Fast Food, u gjykuan për vrasjen e adoleshentes në maj 2007, kur prokurorët pretenduan se trupi i Charlene ishte prerë dhe grirë në qebap dhe kockat e saj ishin grimcuar. Por akuzat u hoqën kur një juri nuk ishte në gjendje të merrte një vendim.





