Kërkimet e fundit kanë dëshmuar se në Kroaci ka një armë ilegale për kokë banori. Një aksion vullnetar po zhvillohet që nga viti 2007, nën moton “Më pak armë, më pak tragjedi” nuk ka dhënë shumë rezultate pozitive. Qëllimi është që qytetarët t’i dorëzojnë armët ilegale, pa pasur frikë nga pasojat. Këtë mundësi e kanë shfrytëzuar disa kroatë.
Prej shtatorit të vitit 2007 deri në shtator të vitit 2020 janë dorëzuar 343.492 armë ilegale. Numri i fishekëve kalon shifrën prej pesë milionë të dorëzuar, ndërkohë që janë dorëzuar dhe armë të kalibrave të vogël dhe të mëdhenj. Raportet për armët e dorëzuara shpesh janë tepër të çuditshme. Ka raste kur gratë dorëzojnë armë të kalibrave të mëdhenj, bomba, minahedhës apo dhe mina që përdoren kundër automjeteve artilerike. Ka pasur dhe raste kur gratë kanë dorëzuar me dhjetëra bomba. Sipas ekspertëve njërëzit po dorëzojnë kryesisht armët e prishura.
Nëse flasim për mënyrën se si i kanë marrë armët disa thonë se i kanë siguruar gjatë luftës, disa pas lufte, sepse në treg nuk ka pasur armë legale. Armët atë kohë kanë qenë kryesisht pronësi e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë.
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës në Zarë, Jere Zurak, thotë se disa veteranë i kanë mbajtur armët si kujtim nga lufta. Ai ka ofruar pjesëmarrësve të luftës edhe ndihmë për kthimin e armëve, me premtimin se këta persona do të mbeten anonim. Apeli për dorëzimin e armëve është në vazhdim.