Neymar është kthyer në Francë. Sulmuesi brazilian me të vërtetë ka marrë leje për të lënë kombëtaren para përfundimit të grumbullimit dhe për t’u bashkuar skuadrës së tij të PSG-së në Francë.
I ndëshkuar me karton të verdhë, të premten për një gjest humori ndaj mbrojtësit kilian Paulo Diaz, Neymar është i pezulluar për ndeshjen e fundit kualifikuese të ‘seleçaos’, të mërkurën kundër Bolivisë, për Kupën e Botës.
Ashtu si Marco Verratti, i cili u kthye më herët nga grumbullimi i kombëtares së Italisë, pas zhgënjimit ndaj Maqedonisë së Veriut, edhe Neymar do të jetë në gjendje të përgatitet qetësisht për takimin e ardhshëm në Ligue 1 të PSG-së, të dielën (20:45) kundër Lorientit.