Më datë 22 shkurt Chelsea do të luajë ndeshjen e parë ndaj Lille për raundin e 1/16-tave të Champions League.Skuadra e Thomas Tuchel ishte e vetmja nga katër anglezët që nuk e mbyllën grupin në vendin e parë, duke u paraprirë nga Juventus. Fatal për blutë ishte barazimi në ndeshjen e fundit ndaj Zenit.
Te Chelsea, megjithatë, nuk mungojnë problemet duke nisur nga “rasti Lukaku”, përfshirja e të cilit në lojën e Chelseat vazhdon të jetë problematike. Në takimin e fundit ndaj Crystal Palace, sulmuesi belg preku vetëm shtatë topa, një statistikë interesante që ra në sy të trajnerit Tuchel.
“Statistikat janë aty, të dhënat tregojnë një histori. Dhe kjo histori është se Romelu po përpiqet të futet në lojën tonë”, ishin fillimisht fjalët e trajnerit gjerman.
“Mund të ndodhë me sulmuesit që luftojnë me besimin e tyre ose që luftojnë për të gjetur hapësirë kundër një ekipi që mbrohet mirë, por ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Çfarë të bëj, nuk e di ende, por unë e di që kjo nuk është ajo që duam ne dhe ajo që dëshiron Lukaku. Ai është në qendër të vëmendjes, por ne do ta mbrojmë atë sepse ai është një lojtar i yni.”