Banorët në shtëpinë e “Big Brother Vip” shpesh rrëfejnë historitë e tyre personale. Këtë herë ka qenë Meridiani ai, i cili mes lotësh ka treguar detaje nga humja e të atit.
Në një bidsedë me Monikën, Meridiani i përlotur tregoi se ndonëse e kishte çuar të atin për kurim jashtë shtetit, fatkeqësisht ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid-19. Më pas ai ka prekur me fjalët, teksa rrëfente se as varrin nuk ia gjente dot të atit dhe vdekja e tij i duket akoma dhe sot një gënjeshtër.
“Ndodhi dhe kjo e babit me Covid. Ishte 68 vjeç. E kapi mushkëria, nuk donte ta pranonte. Zihesha me të, i thosha do bëjmë tamponin se ke temperaturë. Nuk i besonte, thoshte janë budalliqe që jep televizori. E bëjnë për politikë thoshte. Ishte koha kur nuk linin të dilte njeri. U nisa pastaj për Turqi se kisha mamin, vjehrrin e vjehrrën që filloi gjendja dhe na kapi ankthi dhe kur jam kthyer, nuk e dija ku ishte varri i babit. E kupton çfarë tmerri. Kur nuk e shikon, prapë nuk e beson. Sa herë që shkoj, pres ta shoh. Më duket si gënjeshtër”, –tha Meridiani.





