Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për ‘Opinion” ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2010, nuk ishte meritë e Partisë Demokratike.
Rama tha se kjo kishte ardhur vetëm si pasojë e veprimit strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përndryshe nuk do të ndodhte. Ndërsa më tej kritioi edhe BE-në për mungesën e një strategjie.
Blendi Fevizu: Nuk keni pasur arritje të mëdha si ato të PD, për anëtarësimin në NATO, për rrugën e Kombit, nuk keni marrë as hapjen e negociatave.
Kryeministri: Nuk kemi pasur arritje për ta çuar Shqipërinë në humnerë, as për ta bërë një vend qesharak ku kryeministri, nuk ftohej më askund. Të jemi të qartë fare fare, Shqipërinë në NATO nuk e anëtarësoi PD-ja se kjo është qesharake, por e morën SHBA-të dhe e futën me forcë organizatë.
Në atë kohë SHBA-të vendosën që të bënin një hap me natyrë strategjike prandaj jemi ende tek pragu i derës të BE-së që nuk e bën një hap me natyrë strategjike. Por ka një strategji q nuk është strategji.