“Nuk e imagjinoj të arratisem”/ Ilir Meta kërkon lirinë, zbardhet dëshmia e tij në Gjykatë: Më lejoni të…

0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili prej më shumë se një muaji ndodhet në burg, pasi u arrestua me urdhër të SPAK ka paraqitur argumentet e tij në Apelin e GJKKO ku kërkon lirimin.

Teksa sqaron të gjitha argumentet e tij, Ilir Meta thotë se nuk e imagjinon  të arratiset, madje u drejtohet gjykatësve duke i thënë se nëse ata e kanë këtë shqetësim le ti bllokojnë pasaportën. Referuar përvojës amerikane, Meta kërkon që të lihet e lirë dhe të ushtrojë detyrimet e tij. Ai kërkon që t’i jepet fund kësaj sjellje paragjyqësore, siç e quan ai, ndaj ish-Presidentit të Republikës.

“Ndaj ju duhet të më lejoni në bazë edhe të përvojës amerikane të ushtroj detyrimet e mia ndaj atyre qytetarëve që më kanë zgjedhur mua të drejtoj dhe të cilët paguajnë taksa që ju të jepni drejtësi dhe jo afërmendsh të jeni nën diktatin e SPAK-ut, siç e ka deklaruar për gjykatat publikisht Z. Dumani.

Çdo vendim nën diktat jo vetëm do të rëndonte parregullistë e këtij procesi por dhe minonte parimet e shtetit të së drejtës. Kjo sjellje paragjyqësore e deritanishme (nga SPAK-u dhe Policia) duhet të marrë fund dhe ky proces hetimi dhe gjykimi duhet të vendoset në shinat e procesit të rregullt ligjor në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë”, thuhet ne deklaraten e Ilir Metes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu