Mbrëmjen e kaluar, analisti Baton Haxhiu u akuzua nga drejtori i Përgjithshëm i Tv Klan, Aleksandër Frangaj, se ka këshilluar kryedemokratin Lulzim Basha. Gjatë emisionit ‘Opinion’, Frangaj iu drejtua Haxhiut duke i thënë se e kishte këshilluar gabim herën e fundit që e takoi në shtëpi, Bashën. Haxhiu mohoi se ishte takuar së fundi me Bashën, ndërsa tha se hera e fundit që është takuar me të ka qenë për kafe në shtëpinë e Bashës, por përpara zgjedhjeve.
Asnjëherë s’e kam takuar Bashën.’- tha Haxhiut, ndërsa Frangaj shtoi: ‘Je i filmuar. Ke katër muaj, ta nxjerr videon nesër’.
‘Herën e fundit, para 16 muajsh e kam takuar në shtëpinë e tij, kam pirë kafe. Nuk i takoj kurrë liderët, as nuk i thërras në telefon Sandër. Unë kam 16 muaj për dallim prej jush që i takoni përditë.’- mbylli fjalën e tij Haxhiu.
Sot, anëtari i Grupit të Rithemelimit, Edi Paloka kërkon nga kryedemokrati Lulzim Basha që të sqarojë të gjithë këtë situatë. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Paloka kërkon të dijë se çfarë ka biseduar me Haxhiun në shtëpinë e tij.
POSTIMI I EDI PALOKËS:
Besoj qe L.B do na e sqaroj sot se cfare ka biseduar me Baton Haxhiun , ne shtepine e tij, pak perpara zgjedhjeve te 25 prillit !Batoni , nje nga njerzit me te afert te Rames , ne debat e siper, zbuloi mbreme ne emisionin e Fevziut , se nje vit me pare ka qene ne shtepine e L.B “per nje kafe” !8 vjete nenkryetar i PD, une nuk kam qene ndonjehere per kafe ne shtepine e L.B . Nuk di as sa nga deputetet e PD mund te kene qene. Zakonisht ne shtepi therriten njerzit e miqte me te afert .Tani ose Batoni i Rames eshte nga miqte e afert te L.B ose dicka tjeter e ka cuar ne shtepine e tij pak perpara zgjedhjeve te 25 prillit !Besoj si transparent qe eshte, L.B do ju a japi kete sqarim demokrateve . Te pakten atyre qe i besuan verberisht edhe ne 6 mars .