Nuk e priste të qëllohej! Vrasja misterioze e Xhuljanos, hetuesit mendojnë se…

0

Dje në mëngjes u gjet i vrarë në një mjet Xhuljano Bullari 25-vjeç. Ai u gjet i pajetë nga disa kalimtarë të rastit në fshatin Babicë, brenda një mjeti tip Fiat Punto.

Më pas sipas hetimeve të policisë, rezultoi se i riu ishte qëlluar me tre plumba, njëri prej të cilëve në kokë që i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Sipas ekspertizës, Xhuljano nuk e ka pritur se do të qëllohet,gjykuar nga pozicioni i kokës.

Hetuesit thonë se Bullari ka arritur aty i shoqëruar nga persona të njohur, të cilët e kanë çuar në pritë dhe e kanë qëlluar rreth orës 21:00 të darkës.

Mister mbetet ende arsyeja e vrasjes por mësohet se i riu kishte pak kohe që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim për transport të paligjshëm të disa sirianëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu