“Nuk e vendos dot ERE fashën por ne”, Rama: Se hijenat flasin a thu se lumi vjen ke priza! Po nuk ndërtuam Skavicën, s’ka ujë

0

Rama: Nuk u kemi sjellë në shtëpi çmimin e çmendur, nuk vendos dot ERE fashën por ne. Pse nuk e vumë fashën, e para se kishim reshje, jo shumë por mjaftueshëm sa për ta shtyrë me një muaj, futëm njerëzit në tendencën e kursimit se hijenat dalin e thonë se kemi pellgje, lumenj, a thu se lumi vjen ke prize. Shumë shpesh është natyra e njeriut dhe e ha rrenën, ku ta mbajmë energjinë? Në shtëpi, në xhep, në çantë ku? Po nuk ndërtuam Skavicën smbajmë dot asnjë litër ujë. Kur vjen vera pastaj bie hidrocentrali si puna e pantallonave atëherë ti del dhe e blen në treg, po të kemi Skavicën kemi rezerva. Po shihja sot shpenzimet për PPP-të e famshme. 450 milionë euro për 30 vite për Inceneratorët dhe PPP-të. Janë rreth 40 milionë në vit, të gjitha. Për çfarë janë, për cfarë paguajmë? Ato janë për 30 vjet, kur kalamajt, shokët e Zahos të bëhën sa ata që janë këtu, sa i bie 37 vjeç. Nuk janë para që kanë dalë dhe i kanë marrë. Po këta të tjerat për cfarë janë, janë për gratë që kur lindin, ose ata që operohen të mos infektohen më pas. Por të operohen me instrumenta mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu