Këngëtarja Elhaida Dani ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë, dajën në një aksident rreth tre ditë më parë.
Elhaida ka surprizuar publikun mbrëmjen e djeshme, pasi pavarësisht dhimbjes këngëtarja ka gjetur forcën për të performuar tek Festivali i Këngës.
Pas përfundimit të permormancës së saj me Gjergj Kaccinarin, moderatorja Arbana Osamni e falënderoi publikisht që vendosi t’i bashkohej eventit te muzikës pavarësisht dhimbjes.
“Nuk është një ditë e thjeshtë për të. Artistët ndodh që të jenë edhe njerëz, njerëz normal me një jetë normale. Ndodh që të detyrohen të këndojnë në një skenë, pak orë pasi ka ndodhur një fatkeqësi. Shpirti është copëtuar nga një dhimbje e madhe, por artistët e mëdhenj si Elhaida nuk e zhgënjejnë publikun dhe paraqiten pavarësisht dhimbjes për të kënduar”, tha Arbana.