‘Nuk është hera e parë’! Ngjela bën komentin pikant në foton e Rovena Ibrahimit, por jo vetëm asaj

0

Rovena Ibrahimi ka qenë një nga të ftuarat e kësaj jave në #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Pak kohë më parë, një koment publik i bërë nga Spartak Ngjela në profilin e saj në Facebook, bëri xhiron e rrjetit

“Asgjë e veçantë… por gjithçka e jashtëzakonshme e këngëtares së madhe, Rovena Ibrahimi: thjeshtësi; bukuri e veçantë femërore dhe – si gjithmonë – sinqeritet që shfaqet te sytë dhe buzëqeshja e saj..”- shkruante Ngjela ndër të tjera.

Këngëtarja foli për herë të parë për këtë gjë pasi u vendos në fokus të mediave roze, pasi u pyet nga Sharka:” Nuk e prisja kurrë që do isha në qendër të mediave rozë, dhe kjo është pyetje shumë e bukur. Në fillimet e mia pasi dhashë një intervistë u keqkuptova, edhe prandaj kam qëndruar larg medias. Ngjela është njeri i nderuar dhe unë e falenderoj dhe publikisht. Nuk është hera e parë që e bën”- u shpreh ajo.

Mësohet se Ngjela është i fiksuar pas vajzave të show-bizz, këngëtareve, gazetareve, modeleve dhe bukurosheve të ekranit. Ai u bën atyre komente për fotot, ku jep vlerësimin si nga ana profesionale, ashtu edhe për bukurinë apo sharmin. Shumica e kalojnë me sportivitet dhe nuk e marrin aspak për bezdi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu