“Nuk është kurrë i lumtur”, mesfushori i Romës për Murinjon: Duhet ta njihni, nuk ndryshon kurrë

0

Zhoze Murinjo është trajneri që gjithmonë shkakton polemika dhe kurrë nuk qëndron në hije. Pavarësisht se mund të duket si trajneri që askush nuk do të punojë me të, Nemanja Matiç ka një tjetër mendim.

Mesfushori i Romës shprehet se Murinjo është një trajner që gjithmonë kërkon shumë nga futbollistët por nëse arrin ta njohësh, kupton se është pozitiv. Ai nuk i ka kursyer elozhet për “Special One”.

“Ai është një trajner fantastik që ka fituar shumë trofe. Ai dëshiron të fitojë përsëri, jam krenar që luaj për të. Ndonjëherë nuk është e lehtë, nuk është kurrë i lumtur dhe dëshiron që të përmirësohesh çdo ditë, por kjo më pëlqen. Ai ka shumë përvojë, por nuk ndryshon kurrë. Po ta njihni, është argëtues dhe çdo lojtar që luan për të do të thotë të njëjtën gjë.

Të fitosh dy trofe radhazi? Mendoj se do të ishte diçka e jashtëzakonshme dhe të gjithë do të bëjmë më të mirën për ta arritur këtë, sepse kemi tifozët më të mirë në Itali dhe e meritojnë”, u shpreh Matiç.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu