Francesco Totti dhe Daniele de Rossi kanë dalë në krah të trajnerit të Romës, Jose Mourinho. Ata mendojnë se portugezi nuk është problemi i italianëve, madje e konsiderojnë si diçka fantastike praninë e tij në stolin e verdhekuqve.Ish-kapiteni i Romës foli për Sky për punën që po bën tekniku portguez në krye të skuadrës verdhekuqe.
“Nëse mendojmë se problemi i Romës është Mourinho, kjo do të thotë se po mendojmë gabim. Mourinho ka fituar më shumë se të gjithë trajnerët e Serisë A së bashku. Ne duhet të fokusohemi tek ai dhe t’i qëndrojmë pranë.
De Rossi ndërkohë është shprehur: “Roma duhet të jetë e kënaqur nëse nuk e ka mërzitur shumë Mourinhon, i cili është një nga 5-6 trajnerët më të mirë në histori.E kam Romën në zemër, por është më mirë ta shoh nga jashtë tani. Nuk do të doja ta vendosja veten në vendin e Mourinho. Shumë kanë ikur, por Jose ka personalitet dhe do të jetë i qetë”.