Nuk ia dalin dot me faturat e energjisë, lokali në Itali punon me qirinj

0

Marco Servidei, pronar i një restoranti në Civitanova, pronar i një bar-picerie zgjodhi të përdorte qirinj dhe të fikte sobën për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike.

Nisma është bërë e ditur edhe në profilin e klubit në Instagram:

“Sot punojmë nën dritën e qirinjve, nuk është një ngjarje romantike apo pritje e Halloween-it, por një protestë kundër faturave të shtrenjta”.

Nuk është iniciativa e parë e këtij lloji kundër faturave të shtrenjta, në Belluno pronari i një bujtine u po ashtu kishte përdor qirinjtë për ndriçim.

Medvedev dhe Zakharova në mesin e personave të kërkuar nga shërbimet ukrainase
“Fatura e gushtit na ka kushtuar 14 mijë euro, krahasuar me 4500 të paguara vitin e kaluar, në të njëjtin muaj. Është e pamundur të vazhdohet”.

“Kemi rënë dakord me shitësin e qirinjve që na bën zbritje, në momentin që është e volitshme, këto kosto janë të paqëndrueshme, muajt e fundit biznesi po mbyll bilancin në deficit.”, shpjegon operatori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu