“Nuk ishte e mërzitur për videon”. Gazetari tregon bisedën me gruan në video-skandalin e Gjicit: Shqetësimi i vetëm ishte se…

0

TIRANË- Gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje në lidhje me jetën e shtetases Alma. K e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, në zyrën e këtij të fundit. Në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se ka pasur një telefonatë me Almën e cila i ka treguar se me Gjicin ka pasur marrëdhënie intime prej kohësh por s’i ka dhënë detaje se si ka nisur marrëdhënia mes tyre. Sipas gazetarit ajo ka nënvizuar se e shqetëson vetëm fakti se çështja po përdoret politikisht.

“I kam shkruar dhe më ka marrë vet më pas, Nga biseda nuk ishte e shqetësuar por kishte pak vrejtje përsa i përket komenteve politike. Ajo më tha se me Gjicin ka pasur prej kohësh një raport intim dhe si duket nuk është shqetësuar fare. E kam pyetur se si është regjistruar video, nuk më ktheu përgjigje por më tha se është shpërndarë nga një person i tretë që mesa kuptova më tha se është një shok. Nga informacionet që kam marrë unë jeton në lagjen 12 të Durrësit. Ka një fëmijë të moshës 12 vjeç. Nuk e di nëse është e martuar apo e divorcuar” tha ai.

Dy ditë më parë (16 Qershor 2023) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s’ka reaguar për skandalin në fjalë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu