Nuk ishte në stadium për shkak skualifikimi, vendi special ku Mourinho ndoqi Romën

0

José Mourinho është gjithmonë special, edhe në shikimin e ndeshjeve. Trajneri i Romës në fakt ishte i skualifikuar për protesta në takimin e javës së kaluar ndaj Veronës dhe nuk mundi ta ndiqte skuadrën e tij nga pankina, por as nga tribuna.

Në fakt, Mourinho nuk është paraqitur në stadiumin Picco, por ka vendosur ta shikojë ndeshjen nga autobusi i Romës me një tabletë. Me të ishte edhe trajneri i portierëve Nuno Santos dhe trajneri Rapetti, të dy të skualifikuar. Pas ndeshjes, iu bashkua me ta edhe drejtori sportiv Tiago Pinto.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu