‘Nuk jam as me Berishës as me Bashën’, Alizoti zbulon nëse do të kandidojë për kreun e PD-së

0

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti ka shprehur ambicien për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike nëse do të ketë garë reale.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një interviste në emisionin Opinion, ku tha se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të largohet, pasi siç thotë ai, i ka përfunduar cikli politik.

Tomorr Alizoti: Unë shpresoj që palët në konflikt të lejojnë një gjë që e ka bërë gjithë bota, të tërhiqen dhe të lejojnë garën në PD. Dhe nëpërmjet garës ne zgjedhim individin se kjo është demokracia. Rrugë tjetër në PD nuk ka. Nëse ju e shikoni, me çfarë shikoj, të dyja palët nuk tërhiqen por dhe z.Basha nuk tërhiqet. Unë mendoj që faza politike dhe për atë ka përfunduar.

Blendi Fevziu: A keni ju ambicie për të kandiduar në Partinë Demokratike?

Tomorr Alizoti: Nëse në Partinë Demokratike, unë ju a them troç, do ketë garë reale, unë do kisha kënaqësi të shtrija tezat e mia. Nëse do ketë garë reale. Nëse do ketë garë false unë nuk kandidoj.

Ndërkohë që lidhur me situatën e brendshme në PD dhe konfliktin Berisha-Basha, Alizoti tha se nuk është me asnjë prej të dyve.

“Dy Kuvendet zyrtarizuan dy pozicionet ose bënë institucione dy Partitë Demokratike. Situata është bërë shumë kaotike dhe unë që në fillim e kam thënë mendimin tim. Kur ka betejë brenda një familje, nuk është e zgjuar të thuash me kë je. PD ka vlerë si familje, në këtë situatë kaotike unë jam me PD nuk mund të jem me dy individë”, tha ai.

Më tej deputeti u shpreh se partitë shqiptarë nuk kanë institucione dhe për këtë ndjen keqardhje.

“Partitë në Shqipëri dhe PD nuk janë parti institucionale, nuk kanë institucione se në kohë krizash hynë në lojë institucionet dhe zgjidhin krizat. Janë parti lidershipi. Këtu ka një luftë midis lidershipeve”, u shpreh ligjvënësi.

Alizoti më tej tha se Partia Demokratike është krizë identiteti dhe ta se nuk ka më as ideologji dhe nuk është as e djathë.

“PD do vinte në këtë krizë, siç mund të vijë nesër PS por është në pushtet dhe nuk po e ndien. PD është në krizë identiteti, është e lidhur me liderin me Berishën. Nuk ka më asnjë ideologji, është e djathtë. Vijimësia është Basha, i cili nuk ka ka këtë timbër, këtë sharmë siç e ka Berisha”, shtoi ai.

Deputeti shtoi se pjesa më e madhe e demokratëve nuk janë as me Bashën e as me Berishën.

“Nëse Kriza e PD do përfundojë në gjykatë, kriza politike nuk zgjidhet në gjykatë. Pjesa më e madhe në PD është e heshtur dhe unë mendoj se ata nuk janë as me Bashën dhe as me Berishën”, përfundoi Alizoti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu