Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi pranoi se nuk ka më front opozitar. Në lidhje direkte me emisionin “Radari Informativ” të “ABC Neës”, liderja e LSI-së tha kjo ka ndodhur për shkak të sulmeve dhe akuzave që po ndodhin brenda kampit opozitar. Ajo shtoi se më shumë sulme ka brenda opozitës sesa ndaj mazhorancës socialiste.
“Nuk ka pasur kërkesë. Nga LSI për deputetë nuk ka pasur kërkesë për deputet. Ka qenë alibi për rezultatin e zgjedhjeve për humbjen. E dyta është se LSI ka qenë strukturë politike që PD dhe PS i ka qëndruar besnike në marrëveshjet. Edhe djegia e mandatave. E mbani mend që e sulmonin LSI. Përball një shteti mafioz, ishte unifikimi për një qëndrim që u quajt fronit opozitar. Nuk ka më front opozitar. Se më shumë dëgjojmë akuza ndaj njëri-jtjëtrit dhe akuza politike sesa kundër Edi Ramës”, deklaroi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.