“Nuk kam qejf të vdes i varfër…”, Krist Aliaj habit me çmimin e lartë të veprave të tij!

0

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. ‘She’s On Top’ një spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me moderatorë Erjona Rusi dhe Arjon Muça ka qenë Krist Aliaj, i cili ka folur rreth ekspozitës së tij të parë në hapësirat e galerisë “GurGur” në Petrelë. Ekspozita, e cila quhet “OVERLORDS”, mbi transformimin e trupit të njeriut, është kuruar nga Harabel dhe veprat e tij të realizuara para dhe pas pjesëmarrjes së tij në “BBV2” mund të shihen dhe të blihen nga kushdo.

Krist Aliaj: Arti shitet… nuk kam qejf të vdes i varfër, kam qejf t vdes i pasur….

Erjona: Sa kushton më e shtrenjta?

Krist: 10 mije euro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu