Nuk kanë fund fatkeqësitë në Turqi, 18 të vdekur nga përmbytjet në zonat e goditura nga tërmeti

0

TURQI- Pas tërmetit të fuqishëm me mbi 50 mijë persona të vdekur, Turqia është përfshirë nga një tjetër fatkeqësi. Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut ka shkaktuar përmbytje masive në zonat e goditura nga tërmeti. Mediat e huaja raportojnë se 18 persona kanë humbur jetën deri tani në provincat Sanliurfa dhe Antiyaman të mërkurën.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu konfirmoi se 16 njerëz vdiqën në Sanliurfa dhe dy në Antiyaman, ndërsa theksoi se furnizimi me ujë do të rikthehet në Sanliurfa të shtunën në mëngjes. Një kontejner që strehonte një familje prej katër anëtarësh punonjësish të tërmetit në Antiyaman u përfshi nga një përrua.

Në të njëjtën kohë, në Sanliurfa, përrenjtë e vrullshëm rrënuan gjithçka në rrugën e tyre, përmbytën bodrumet dhe katet përdhese, i kthyen rrugët në lumenj, siç tregohet nga videot e transmetuara nga rrjetet televizive turke. Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se ekipet e shpëtimit me ndihmën e zhytësve janë vendosur për të shpëtuar banorët e bllokuar në zonat e përmbytura, si dhe për të gjetur personat e zhdukur. Ai thekson se më shumë se 100 milimetra shi ranë në provincat e goditura nga tërmeti në Turqinë juglindore në një periudhë 24-orëshe.

Të dy provincat kanë një popullsi prej rreth 2.7 milionë banorë, të cilët ende po përpiqen të rikuperohen nga tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit që vranë më shumë se 48,000 njerëz në Turqi dhe lanë miliona të tjerë të pastrehë. Dhjetëra mijëra viktima të tërmetit mbeten në tenda dhe kontejnerë – çatitë e përkohshme të shumë prej tyre janë përmbytur për shkak të shirave të dendur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu