“Nuk më arrestuan”, habit Molliqaj: Mua më morën peng, u dirigjua nga politika

0

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj është liruar. Menjëherë pas kësaj ai në Pressing tha se ai ka qenë i marrë peng.

“E para që mund të konstatoj është se unë kam qenë i marrur peng”, tha Molliqaj. “Pra unë jam marrë peng nga një polici e cila është dirigjuar me udhëheqje politike dhe pa urdhër të prokurorit unë jam arrestuar”, tha Molliqaj duke treguar dokumentin e procesverbalit.

Molliqaj u arrestua të martën në mbrëmje në oborrin e T7 ku ishte i ftuar në emisionin Pressing.

“Mua më kanë marrë vetëm sepse më kanë kundërshtar politik”, tha Molliqaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu