“Nuk më pëlqen të më shohë Meridiani me Sarën si puthem”, Einxhel ‘refuzon’ Dj Dagz: Nuk dua të jemi çifti i kësaj shtëpie

0

Prezantuesja, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin në shtëpinë e Big Brother Vip.

Por dyshja kanë vendosur që të mos nisin romancë për sa kohë do jenë pjesë e spektaklit duke theksuan se “s’duan të jenë çifti i kësaj shtëpie”.

Moderatorja u shpreh se nëse do e kishte njohur Dj Dagz në kushte tjera s’do merrej me të pasi “nuk është tipi i saj”.

“Besoj të gjithë njerëzit e kanë kuptuar që s’duam të jemi çifti i kësaj shtëpie. Dalim diku veçmas të flasim sepse kemi qejf të rrimë, kthehet dikush: Puthe, puthe! Mos ia heq dorën”, u shpreh Dagz.

“A do e kisha jashtë unë gjithë këtë vëmendje nga Dagz nuk e di, a do e kishte Dagz gjithë këtë dispozicion timin, që të merrem me të se dimë. Si karakter s’besoj se do kisha ndonjë ndryshim. Jashtë e kam thënë s’do isha marrë kurrë me Dagz, do kisha thënë s’është tipi im”, shtoi Einxhel Shkira.

Ndërsa pyetjes pse qëndron e ftohtë në raportin me Dj, ajo u përgjigj: “Jam e dashur në mënyrën time, më pëlqen ta shpreh kur ndihem komode. S’më pëlqen të më shohë Meridiani e Sara se si puthem, të ma dijë bajamen e dhëmballën. Nuk gjykoj të tjerët.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu