“Nuk mund të punoj për një vrasës”, drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Rusisë jep dorëheqjen

0

Jo të gjithë qytetarët rusë janë dakort me vendimin e Presidentit rus Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën, teksa disa prej tyre kanë dalë edhe për të protestuar.

Mes tyre është edhe Drejtoresha e Teatrit Shtetëror, Elena Kovalskaya, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar dorëheqjen nga posti që mbante. Ajo shprehet se nuk mund të punojë për një vrasës dhe të marrë rrogë prej tij.

“Miq, në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës, po lë postin tim si drejtor i Teatrit Shtetëror – Teatri Kombëtar i Qendrës Kombëtare. Është e pamundur të punosh për një vrasës dhe të marrësh rrogë prej tij.

Do t’i çoj gjërat deri në fund – të cilat kanë filluar, në fillimet publike”, shkruan Kovalskaya.

Ndërkohë, Presidenti Putin ka urdhëruar të arrestohen të gjithë at që e kundërshtojnë dhe protestojnë kundër tij. Deri më tani raportohet për dhjetëra të arrestuar, ndërkohë që protestat vijojnë jo vetëm në Rusi, por në disa vende të botës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu