“Nuk na i jep as ne”, e zbulon Gazment Bardhi: SHISH ka të dhëna për politikanë të lidhur me krimin

0

Shërbimi Informativ Shtetëror ka kapur në përgjime duke komunikuar politikanë me elementë të krimit të organizuar, sipas Partisë Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi tha se PD është vënë në dijeni për këto materiale në kuadër të hetimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Por, Bardhi tha se materialet janë të klasifikuara si sekret shtetëror dhe SHISH nuk ja jep as PD.

“Ka të dhëna të mbledhura nga SHISH për lidhje të politikanëve me elementë të krimit të organizuar. Janë të dokumentuara dhe përbëjnë. Aty janë, por janë sekret shtetëror dhe nuk i vihen dot në dispozicion PD. Janë të dhëna që ndodhen atje në kuadër të këtij procesi”, tha Bardhi në Opinion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu