Nuk ndalen aksidentet në Lezhë! Furgoni përplas këmbësoren

0

Një aksident tjetër ka ndodhur në hyrje të Lezhës.

Një furgon që transporton pasagjerë ka përplasur një grua e cila po kalonte rrugën.
Sipas burimeve në vendin e ngjarjes këmbësorja i ka prerë rrugën furgonit ndërkaq aksidenti u shënua vetëm pak metra më tutje vijave të bardha për këmbësorët.

E dëmtuara është dërguar në spitalin e Lezhës ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ka marrë dëmtime në shpatull dhe gjunj.

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës.

Një makinë ka përplasur një të ri me motor dhe më pas drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes. I riu është dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën, por ka fraktura të shumta në trup.

Gjithashtu ditën e sotme është regjistruar një aksident tjetër i rëndë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një kamper, ndërsa dy vajza kanë përfunduar në spital. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë parakalim i gabuar nga makina tip “Audi” e cila drejtohej nga një vajzë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu