Nuk ndalen vrasjet e grave në Greqi. Burri hyn në tavernë dhe vret gruan për tradhëti

0

Tronditet sërish opinioni grek nga vrasjet brenda familjes. Pas ngjarjeve të rënda të Caroline, Garyfallia dhe së fundmi 31-vjeçarja shqiptare nga Daphne, një vrasje ndaj një gruaje këtë herë ndodhr në Larisa nga burri i saj.

Ende pa u u shuar lajmi shokues i vrasjen së shqiptares në Athinë, sot opinioni publik grek u trondit nga ngjarja e Larisës.

Sipas onlarissa.gr, një grua 43-vjeçare u vra brutalisht, duke u qëlluar tetë herë nga të shtënat nga burri i saj.

Krimi ndodhi brenda një taverne pak pas orës 10:00 të mëngjesit të së martës, ku viktima punonte dhe i përket vëllait të saj. Informacionet i parë thonë se autori, 54 vjeç, besonte se gruaja e tij po e tradhtonte. Ai u arrestua pas krimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu