Nuk ndalet aksioni në Theth, IKMT shemb ndërtesën dykatëshe

0

Thethi është në qendër të vëmendjes së ditës, por jo për turizmin dhe bukuritë natyre, por për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rezistencën e banorëve.

Aksioni ka vijuar edhe sot pasdite, teksa është prishur një objekt dykatësh i ndërtuar pa leje.

Siç shikohet edhe nga pamjet, fadromat dhe mjetet e tjera të IKMT kanë prishur ndërtesën pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore.

“Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh me strukturë beton-arme, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore”, tha Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.