Nuk ndalet Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano/ Ndryshimet e reja, lëvizin Zv.drejtorë e shefa krimesh

0
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur ndryshime të tjera në radhët e policisë. Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për ndryshime në nivel zv.drejtorash dhe shefa krimesh në Drejtorinë e Policisë së qytetit të Korçës.

Këto ndryshime vijnë vetëm disa ditë pas atyre të javës së kaluar ku 12 drejtori vendor, përfshirë ato të kufirit dhe migracionit u emëruan drejtues të rinj.

Ngjarjet e fundit ku disa efektivë të policisë së Korçës u pezulluan nga detyra pasi u akuzuan për shpërdorim detyre, gjithashtu vrasja në Fier dhe grabitja në Fushë Krujë, duken se kanë vënë në lëvizje drejtorin e ri.

Këto vendime të marra priten që të bëhen me dije për publikun në orën 13:00 të ditës së sotme ku kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, do të dalë në një deklaratë për mediat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu