Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Tiranë.
Një 27-vjeçar i identifikuar me iniciale, H.I, është plagosur me thikë në zonën e Kombinatit.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, ku i riu është paraqitur në spital i plagosur me mjet prerës thikë. Ai ndodhet në kujdesin e mjekësve, ndërsa nuk dihet ende kush është autori i ngjarjes.
“Rreth orës 20:10, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi H. I, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës në Kombinat. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit”,-thuhet në njoftimin e Policisë.





