Nuk ndalet protesta/ Goci: Nëse na cënoni do tregojmë forcën tonë, bëjini mirë llogaritë

0

Iniciatorët dhe organizatorët e protestës mbarëkombëtare që ka nisur sot në orën 11:00 të paradites janë shprehur se nuk do të ndalen. Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci është shprehur se nuk kanë ndërmend ta ndalin protestën, pasi në çastin që ata bëjnë pushim, qeveria bën cirk dhe çmimet rriten sërish. Nëse kërkesat e tyre nuk realizohen, ata shprehen se nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa pas. Goci shtoi se nëse policia do të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve, ata do tu përgjigjen me të njëjtën formë.

Deklarata e Gocit:

Ne nuk ndalemi. Sa herë ne bëjmë pushim, rritet çmimi i naftës, lëviz, qeveria bën cirk dhe fyen. Ne duam që kjo protestë, siç edhe e kemi lajmëruar që në tetor, nuk ndalon. Sot Policia e Shtetit erdhi dhe ndaloi një protestë legjitime, të cilën ne për arsye të ndryshimit të planit e kemi njoftuar dhe ata e injoruan totalisht duke sjellë forcat e policisë për të na shtyrë me dhunë. Sigurisht që këtu janë numrat e mjaftueshëm për t’iu kundërpërgjigjur kësaj dhune, por ne kemi ardhur për një gjë më madhore se kjo, sepse e kemi direkt me atë që është në krye të qeverisë dhe kemi ca kërkesa. Nuk janë kërkesa tonat dhe të disave. Janë kërkesa që në një javë që sheshi ka gëluar. Nëse nuk ka asnjë avancim për këto kërkesa, ne nuk kemi ndërmend që të bëjmë një hap pas. Çdo ditë që kalon, çdo kundër-aksion i policisë, do të prodhojë një kundër-aksion tjetër. Po lajmërojmë që nëse kjo vazhdon kështu, dhe ne na cënohet e drejta, njerëzit do të tregojnë forcën, qoftë edhe fizikisht për të ruajtur në radhë të parë të drejtën e protestës. Ne jemi absolutisht të gatshëm të luftojmë për të gjitha të drejtat tona. Ata nuk na tutin, nuk na frikësojnë. Unë nuk dola këtu të mbyll protestën, sepse sheshi është i hapur, hapësira publike është e qytetarëve dhe herën tjetër që do të vijnë të na pengojnë do të jemi ndoshta pak më shumë, le t’i bëjnë llogaritë mirë. Protesta vazhdon sot, do të vazhdojë ditët në vijim, nuk ka më ndalim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu